FËMIJËT MË TË FAMSHËM TË ESTRADËS!

By

Shtatëzënitë e fytyrave publike janë gjithmonë kryefjalë e medias rozë, e kur të lindin të gjithë kuriozë për ti parë se si duken.

E fundit që u bë pjesë e kësaj liste është Nora Istrefi. Për shumë muaj, Nora ishte kryefjalë e medias për shtatëzëninë e saj, e ndërsa me datë 15 maj ajo mori plotësisht statusin nënë.

Këngëtarja lindi vajzën e saj të cilën e quajti Renèe, e cila u bë kryelajm që ditën e parë.

Fillimisht për emrin e më pastaj edhe fotografia e saj bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Nora Istrefi me Reneen.
Nora Istrefi me Reneen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fëmija më i përfolur i medias mbetet princesha e Bleros dhe Teutës, Tara. Edhe Tara pati fatin e Renèes dhe u bë protagoniste e medias.

Më pas kur u rrit pak mori pjesë në kampanja të marketingut, ndërsa së fundmi ishte kryefjalë e shtypit rozë, pas ndarjes së prindërve.

teuta tara
Teuta Krasniqi me Tarën

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përpos vajzave, edhe djemtë e fytyrave publike janë protagonist të shtypit, e më i shpeshti është Fernando, djali i këngëtares Çiljeta Xhilaga.

Fernando i vogël është kthyer në fytyrë publike që i vogël duke mbushur suplementet rozë.

Madje vogëlushi është bërë pjesë e klipit të Çilit me Noizyn që do publikohet shumë shpejt.

Çiljeta me Fernandon
Çiljeta me Fernandon

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një tjetër fëmijë që mori vëmendjen e mediave është djali i këngëtares Jonida Maliqi.

Fillimisht fytyra e Danit ishte mister për publikun, pasi Maliqi e ruajti mirë privatësinë mirëpo tani që është rritur nuk përbën më problem për ekspozim të tij.

Jonida Maliqi me Danin
Jonida Maliqi me Danin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përpos këtyre që janë të famshëm, fëmijët të këngëtarëve të tjerë akoma nuk janë ekspozuar, pasiqë artistët tanë i ruajnë nga ekspozimi i tyre në media./Prive.al

Artikuj të ngjashëm