Çka i dështoi Dhurata Ahmetajt? (Video)

By

Gjithçka po bëhet gati për të nisur xhirimin e skenës së parë të videoklipit më të ri të këngëtares Dhurata Ahmetaj.

Ky klip pason ‘Jam pa ty’ të publikuar muaj më parë, por për dallim nga ky projekt, spoti i ri do të sjell me më shumë lokacione e sidomos do të jetë i mbushur nga ngjyrat.

Jo vetëm në material filmik do të bëhet diferenca nga arkiva e Dhuratës por edhe në atë muzikor. Për këtë produksion muzikor Ahmetaj ka punuar me bashkëpuntorë të rinj.

Jo vetëm bashkëpuntorët janë të tjerë por edhe zhanri në të cilën ka realizuar këtë këngë është ndryshe. Dhurata pas baladës vjen me më shumë ritëm.

‘Gabim’ është vendosur titulli i këngës së re të cilën Dhurata veçse e ka paralajmëruar në rrjete sociale të saj por nga postimet e bëra janë ngritur thashetheme se teksti i saj do të përmbaj ndonjë mesazh me dedikim sikurse u përfol për ‘Jam pa ty’.

Ajo e mohoi këtë teksa deklaroi se klipi më i ri pritet të publikohet gjatë javës tjetër e menjëherë pas saj do të nis edhe koncertet ku ka pauzuar për një kohë të gjatë. Se cilat plane i kanë dështuar Dhuratës për momentin dhe çka planifikon në të ardhmen, e kuptoni në videon e mëposhtme.

 

Artikuj të ngjashëm