Fëmija i parë për Bes Kallakun djalë apo vajzë? Përgjigje prej shqiptari tipik

By

Ata të dy sapo u martuan dhe tashmë tema kryesore sa herë ftohen për të dhënë intervista, eshtë së kurdo bëhen me fëmijë Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj.

Mëngjesin e sotëm, aktori i njohur Kallaku ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e re” në televizionin Ora News. Ai ka diskutuar planet e ardhshme të karrierës së tij, Xhensilën dhe jo vetëm.

Sërish mbi planet e tyre për të shtuar familjen, Besi është pyetur sot se çfarë do të donte ta kishte fëmijën e tij të parë me Xhensilën, dhe ai është përgjigjur që do të donte një djalë, raporton Brodo.al.

Megjithatë, kemi përshtypjen që Besarti do të ishte një baba fantastik edhe për një vajzë, në mos akoma më tepër!

Me kaq shumë diskutime mbi fëmijët nga ana e Besit kohët e fundit, nuk do habitemi nëse dëgjojmë një nga këto ditë se Xhensila është vërtet shtatzënë! I urojmë fat çiftit! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm