Fejohen Sarah dhe DJ PM?

By

Sarah Berisha dhe DJ PM, janë një nga çiftet shumë simpatike.

Ata rrëmbyen zemrat e shqiptarëve që nga shtëpia e Big Brother dhe më pas gjithë çka kanë ndarë me fansat në rrjete sociale.

 

Tash me sa duket ata kanë marrë një hap tjetër drejt marrëdhënies së tyre, të paktën sipas një fotografie të blogeres shqiptare.

Ajo ka postuar një foto në Instastory me një unazë në gishtë, poshtë së cilës ka shkruar: “Ajo tha po”, duke lënë të kuptohet se PM i ka propozuar.

Megjithatë mbetet të shihet nëse lajmi është i vërtetë apo nëse Sarah po bën ndonjë reklamë, pasi ajo aktualisht po merret me shitje të produkteve të ndryshme./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm