Muaji dhjetor përpos festave të fundvitit për aktorin Fatmir Spahiu përkon edhe me një festë tjetër, ditëlindjen.
Rolet e shumta e karriera e nisur qysh në moshë të re e kanë shtyrë shumëkë të mendojë se artisti ka mbi supe shumë vite.
Por ky ka qenë një parashikim i gabuar pasi që artisti ditën e sotme shënon vetëm 35 vjetorin e lindjes teksa urimet e shumta për të nisën me të hyrë në datën 18.
E përmes një postimi në Instagram ai ka edhe një kërkesë mjaft interesante ku thotë që të gjitha dhuratat me rastin e ditës së sotme të jenë mundësisht ‘Dietale’.
Fotografia e mëposhte e postuar nga vetë artisti tregon më konkretisht kërkesën e bërë. /Prive.al/