Të adhurosh dikë deri në atë shkallë sa të të duket vetja i keq, është çmenduri.
Por fansa të tillë ka moderatorja shqiptare Luana Vjollca, e cila i komplekson vajzat me bukurinë e saj.
Në ditën e Fiter Bajramit, Luana kishte vendosur t’i lexonte mesazhet e fansave të saj, pasi siç tha ajo, kishte kohë të lirë.
Dhe kështu, njëri prej mesazheve shkonte deri në atë pikë, sa vajza në fjalë ka nënvlerësuar veten kur e ka parë Luanën në Firenze të Italisë, duke mos pasur guxim t’i kërkojë as një foto. /Prve.al