Ja çfarë po i lexon Tuna Tianit!

By

Studime të shumta tregojnë se kur një fëmijë dëgjon tingujt e një gjuhe në ditët e tij të para të jetës, e ka shumë më të lehtë që kur të rritet ta mësojë atë gjuhë.

Këtë gjë po bën këngëtarja Tuna Sejdiu me të birin e saj të vogël Tianin.

Për natë të mirë, në dhomën e tij simpatike, Tuna e ka vënë Tianin në gjumë duke i lexuar një libër bebesh në anglisht.

“Good Night New York City”, është emri i librit, të cilin Tuna e ka bërë edhe vizual përmes një postimi në Instagram.

Në këtë foto, shihet edhe Tian, gati për gjumin e natës, i shoqëruar nga një lodër pelushi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm