Bukuroshja Morena Taraku me vitet që kalojnë ka krijuar një bazë të gjerë të fansave të saj.
Depërtimi në rrjete sociale ku ajo shfaqet si një ikonë mode me kombinimet në veshje e fotot profesionale e kanë shndërruar atë mes tjerashedhe në një figurë që ndiqet për trendet në dukje.
Megjithatë, duket se ka fansa të Morenës që tejkalojnë influencat periferike në stil dhe për këngëtaren nuk kursehen as në trup.
Në një prej fotografive të fundit të ndara nga vetë bukuroshja në rrjete sociale, shihet se një fans(e) ka realizuar tatuazh komplet pjesën nga shuplaka e dorës gati deri tek bërryli me emrin e bukuroshes.
Ky veprim pa dyshim se e ka lumtuar shumë këngëtaren e ‘Amore’ e cila pa dyshim se duhet të jetë shumë me fat që ka fansa të tillë. /Prive.al/