Fansat do të mërziten pas këtij lajmi: Këngëtarja e njohur heq dorë nga rrjetet sociale

By

Këngëtarja e njohur sërish ka marrë vendim të largohet nga rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Selena Gomez e cila pasi kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore por edhe emocionale, ka vendosur të pushojë dhe të heqë dorë për një kohë nga rrjetet sociale.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të gjatë në Instagram ku edhe e postoi një fotografi.

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote!  Po bëj një pushim nga rrjetet sociale përsëri. U jam shumë mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh. Por për momentin dua të jetoj jetën time reale dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”.

Selena ka qenë shumë aktive në Instagram madje është personi më I ndjekur në këtë rrjet sociale me plot 142 milionë ndjekës./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm