Ditë më parë u bë lajm xhaketa e Marina Vjollcës nga Gucci, që kushtonte afër 7000 euro.
Ishte faqja shqiptare në
Instagram “What They Wearing”, ajo që e zbuloi çmimin e xhaketës së Marinës, ndërsa
tani kemi një tjetër çmim marramendës.
Siç duket ata familjarisht, burrë e grua, preferojnë të vishen nga Gucci dhe t’i kushtojnë shumë vëmendje garderobës e pamjes.
Geti ka në dollapin e tij tani një xhaketë të re po ashtu nga Gucci e cila kushton 1300 euro, ndërsa dyshja siç duket prurjet e reja në veshje i kanë nga Shtetet e Bashkuara ku po qëndrojnë që nga festa e Vitit të Ri, duke shëtitur në vende si Nevada – Las Vegas e Kalifornia – Los Angeles. /Prive.al