Familja mbretërore ka hedhur poshtë thashethemet se mes tyre ka konflikt, duke u prezantuar bashkë e të lumtur në ditën e Krishtlindjeve në Kishën e Maria Magdalenës në Sandringham në Angli.
Ata të gjithë janë parë bashkë të martën e 25 dhjetorit, duke u drejtuar për në shërbimin kishtar që i dedikohet kësaj feste katolike.
Meghan Markle dhe Princi Harry, janë bashkuar me Princin William dhe gruan e tij Kate Middelton, e bashkë kanë ecur deri te kisha.
Kjo është edhe krishtlindja e parë për Harry’n dhe Meghan që kur janë martuar, e dyshja vitin që vjen po presin edhe një fëmijë.
Ka pasur thashetheme se në mes dy çifteve mbretërore punët nuk kanë qenë edhe aq mirë, e të dyja çiftet Krishtlindjet i kanë kaluar në lokacione të ndryshme. /Prive.al