Falimenton gjigandi amerikan i modës së shpejtë

By

Sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ata që e pëlqejnë modën e shpejtë dhe super të lirë: Gjigandi i modës Forever 21 ka deklaruar se është duke falimentuar.

Image result for forever 21

Ka pasur raporte për javë të tëra se gjigandi i modës po e konsideronte falimentimin, por tani është është bërë zyrtare. Në një njoftim për shtyp Forever 21 tha se do të mbyllë 178 dyqane në SHBA dhe pothuajse 350 dyqane në përgjithësi.

Ja se çfarë tha kompania për këtë hap të rëndësishëm:

“Ky ishte një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen e kompanisë sonë, i cili do të na lejojë të riorganizojmë biznesin dhe të ripozicionohemi “, tha Linda Chang, Zëvendës Presidente Ekzekutive e Forever 21, Inc në njoftimin për shtyp.

Fansat dhe blerësit besnik të Forever 21 janë jashtëzakonisht të mërzitur për këtë lajm.

Burimi: Cosmopolitan.com

Artikuj të ngjashëm