“Exil” i Visar Morinës premierë sot në Berlinale!

By

Ka filluar nga data 20 shkurt edicioni i 70-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “Berlinale”ku këtë vit në listën e premierave është edhe filmi i Visar Morinës “Exil”.

Ky produksion kinematografik do të shfaqet në disa termine, ku do të transmetohet sot nga ora 15:30 ku të gjitha biletat për sot janë shitur teksa do të transmetohet deri me datë 29 shkurt.

Filmi rrëfen jetën e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

“Exil”vjen në Berlinale pas pjesëmarrjes në festivalin e filmit “Sundace”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm