Evi Reçi së shpejti me program televiziv? Kjo është e vërteta

By

Këngëtarja Evi Reçi krijoi lajm ditën e sotme në portale jo për muzikë.

Mediat në Shqipëri e morën si punë të kryer një emision të cilin këngëtarja u tha se do e nisë këtë sezon, shumë shpejt në Top Channel.

Por cila është e vërteta?

Në fakt, Shtatori e as Tetori nuk do e sjellin në ekran Evi Reçin.

Prive.al merr vesh që Evi nuk ka firmosur ende as me Top Channel e as me ndonjë ekran tjetër dhe si rrjedhojë nuk ka asgjë zyrtare.

Bisedimet vazhdojnë por edhe nëse konfirmohet programi, ai nuk do nisë këta muaj por nga pranvera e vitit të ardhshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm