Evi Reçi flet pas tragjedisë: Përpos familjarëve, tërmeti i mori edhe shoqen e fëmijërisë

By

Ditën e djeshme u bë publik lajmi se nga tërmeti, këngëtarja Evi Reçi ka humbur xhaxhanë me dy fëmijët e tij dhe gruan.

Pas këtij momenti tejet të vështirë, Evi ka folur për herë të parë publikisht me ç’rast ka zbuluar se në tragjedi ka humbur edhe shoqen e fëmijërisë, Dienën e cila u nxor e gjallë nga gërmadhat mirëpo vdiq në spital me kërkesën e dhimbshme që ‘ta lënë të vdes krah vajzës’ 8 vjeçe e cila ishte e pajetë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Evi është shprehur:

‘Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke Nje pse e madhe, nje boshllek i madh.. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte’.

Ngushëllimet më të sinqerta. /Prive.al

View this post on Instagram

Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke Nje pse e madhe, nje boshllek i madh.. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte 🙏🏻

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Artikuj të ngjashëm