Ardit Çuni tashmë ka filluar punë me kompozitorë suedez. Pas suksesit me këngën ‘Let’s go’ të punuar nga krijuesi i ‘Euphoria’ të kënduar nga Loreen sërish ka bashkuar forcat me të.
Peter Boström ka krijuar edhe këngën e re të Arditit ‘Me zemër’ që po merr pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike 2015’.
Paraqitja e parë u duartrokit nga publiku i ‘E diela Shqiptare’teksa pritet të ketë të njëjtin impakt edhe në pallatin e koncerteve në gjysmë finale.
“Me zemër” aktualisht një ndër performancat më të klikuara deri më tani.
Këtë vit, Kënga Magjike do të jetë Live dhe do i shohim këngëtarët duke kënduar e performuar në të njëjtën kohë./Prive.al