Në kanalin zyrtar është publikuar versioni akustik i këngës I’m alive që ka realizuar Elhaida Dani.
Versioni akustik pason atë në gjuhën angleze dhe shqipe por ka pasur edhe komente të ndryshme të cilët janë shprehur se Dani po favorizohet nga festivali europian për shkak të shumë versioneve.
I gjithë ky promovim ka komente të mira dhe negative nga ndjekësit e Eurovizionit.
Shtetet tjera në këtë kanal kanë vetëm versionin përfundimtar për dallim nga Shqipëria që ka tre versione.
Po ashtu sondazhet kanë favorizuar Elhaidën duke e nxjerrur të parën e si do të votojnë shtetet do e kuptojmë sonte nga ora 21.00./Prive.al