Art Abazi një nga banorët e Big Brother VIP Kosova?

By

Big Brother VIP Kosova vjen për herë të parë në vendin tonë dhe pritet të nisë këtë vjeshtë.

Tashmë është zbuluar çmimi i madh që do të marrë fituesi i Big Brother VIP Kosova.

Lajmin e ka zbuluar prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti. Ai që do të dalë fitues nga Big Brother VIP Kosova, do të marrë plot 200 mijë euro.

E sa i përket banorëve, kureshtja është shumë e madhe për të kuptuar edhe emrat e protagonistëve.

Ndonëse akoma detaje të tilla nuk janë bërë të ditur për publikun, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë hamendësimet e tyre.

Një nga emrat e përfolur është këngëtari shumë i dashur, Art Abazi. Ai së fundmi ka ndarë një postim në llogarinë e tij në Instagram duke publikuar disa fotografi nga një photoshooting.

View this post on Instagram

A post shared by Art Abazi (@art_abazi)

Postimi i tij nxiti dyshimet kur një komentues shkroi se këto foto nënkuptojnë hyrjen e tij në shtëpinë e madhe.

“Në Big Brother po hyka pasi ka bërë këto foto”, shkruhet në koment. Më tej duke thelluar edhe më tej dyshimet, Abazi ka etiketuar edhe Liberta Spahiun.

Ndonëse artisti nuk pohoi as mohoi një thashethem të tillë, nëse hyrja e tij në shtëpi do të ndodhte ne urojmë që me vete ta marrë edhe kitarën e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm