Ka eskaluar situata mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit.
Pas akuzave të këngëtares se është shfrytëzuar për vëmendje nga Ledri, një ‘diss’ i lehtë nuk ka munguar nga Sara.
Teksa shijonte darkë në një prej restoranteve të reja të kryeqytetit, ajo është shprehur:
‘Ngrënia e embëlsirave e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira’.
Dhe Dafina që ka pasur koncertin e fundit të turit veror ka qenë e shpejtë në reagim.
Ajo i ka nxjerrë gishtin e mesit Sarës përmes një selfie ku është shprehur: ‘Më e ëmbël se sheqeri’.
Eskalimi i raporteve mes vajzave tashmë është në një tjetër nivel, teksa më në fund pas këtij veprimi, Ledri nuk e ndjek më Dafinën. /Prive.al