Eskalon diskutimi në mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos: Moderatorja paralajmëron padi (FOTO)

By

Konflikti verbal mediatik në mes moderatores Ilda Bejleri dhe kolegut të saj, Mustafa Nanos, ka ditë që ka vazhduar edhe është shndërruar në një senzacion në mediat shqiptare.

Personazhet e njohura nuk janë përmbajtur nga kritikat e ashpra derjtuar njëri tjetrit, prej se Nano në emsisionin e tij “Provokacia” e kritikoi Bejlerin për veshje vulgare.

Image result for mustafa nano

Por pas paraqitjes së tij të fundit në emisionin “Zonë e Lirë” ku e quajti Ildën “qenien më vulgare” që kishte parë, duket se problemi në mes tyre ka përshkallëzuar dhe do eskalojë edhe në diçka tjetër.

Në një postim të ri në Insta Story, Bejleri ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta lërë me kaq këtë çështje dhe se e ka në plan që ta padisë në gjykatë kolegun e saj.

“Meqenëse ‘polici’ njihte dhe pëlqente vetëm Ilaria D’amico-n, ose gruan e Buffon.”-shkruan Ilda në videon ku shihet bukuroshja italiane që po ashtu shfaqet në emision me një dekolte shumë të hapur.

“Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ka të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në TV. Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten çfarë mënyre të të folurit po u mësoni fëmijëve tuaj?”, ka shkruar Ilda, duke vazhduar, “për fat të mirë nuk jemi në “Albanistan”, por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri”, ka qenë komenti i Ildës, që ka lënë të kuptohet se do ngrehë padi kundër Nanos. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm