Me pamjen që kishte marrë dhe me mënyrën që ishte rregulluar, qe e vështirë të dallohet në është Soni Malaj, apo ndonjë kukull që qëndron në vitrinat e dyqaneve.
Ajo dukej si një princeshë mbrëmë në ndarjen e çmimeve Kult në Sallën e Kishës Ortodokse në Tiranë.
Këngëtarja ka shkëlqyer e ka rrezatuar lumturi. E veshur në një fustan në të kaltër mbretërore me pak xixa nëpër të, Soni dukej e mahnitshme.
Meqë ajo ka forma të përkryera trupore pasi palestra është shtëpia e saj e dytë, ajo dukej në formë dhe me krahë të tonifikuar. /Prive.al