Është përmes gjidhënies – kështu humbi kilogramët e shtatzënisë Almeda Abazi  

By

Ish Miss Shqipëria e po ashtu në hapat e parë të karrierës si aktore në Turqi, Almeda Abazi, nuk ka shumë kohë që u bë nënë.

Në fakt, i biri i saj Efehan nga martesa me aktorin Tolgahan Sayisman, sapo është bërë një muajsh.

Dhe derisa po e shijon mëmësinë, Abazi ka gjetur kohë që të përgjigjet në disa pyetje që ndjekësit ia drejtuan edhe në shqip e edhe në turqisht.

Njëra ndër pyetjet që iu drejtua asaj, ishte se si arriti t’i largonte kilogramët e tepërt të fituara në shtatzëni.

Dhe Almeda ka treguar se vetëm në një muaj, ajo ka arritur të humbë 8-të kilogramë pasi që në shtatzëni kishte shtuar 16-të.

“Shtova 16-të kilogramë gjatë shtatzënisë dhe humba 8-të pas lindjes, por vetëm duke dhënë gji sepse nuk kam filluar akoma palestrën dhe dietën”, është përgjigjur Almeda. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm