Është nga Shqipëria por Skerdi i thotë ‘Baba’ Kryeministrit të Kosovës (FOTO)

By

Ka lindur dhe është rritur në Shqipëri, por ka kohë që jeton në Kosovë.

Megjithatë, edhe pse është shqiptar dhe jo kosovar, Skerdi ‘baba’ i thotë Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këngëtari postoi një fotografi në instastory, ku Haradinaj shihej teksa fliste gjatë një takimi dje në Berlin.

“Ky është baba”, ka shkruar Skerdi mbi foto.

Mbase Kryeministri kosovar i pëlqen më shumë se ai shqiptar për shkak të jetesës së tij tashmë në Kosovë.

Sidoqoftë, nëse nuk e dini, Skerdi së fundmi lëshoi këngën e re në bashkëpunim me Lumi B e titulluar “Djalë dukat”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm