Ajo thotë se qëllimi i saj ishte që ta merrte në dorë zemrën e publikut dhe këtë ia arriti.
Këngëtarja Ronela Hajati, që këtë vit merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e punuar nga Threedots me titullin “Vuj”, është ndër më të dëgjuarat e më të pëlqyerat e festivalit.
Por ndonëse deri më tani është vlerësuar si njëra ndër pretendentet për ta fituar këtë vit çmimin e parë, ky s’është një synim i Ronelës.
“Sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar juve! Siç e kam ndjerë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë, Ju faleminderit përgjithmonë”, ka shkruar Ronela, në një deklaratë emocionuese në Instagram. /Prive.al