Erza Muqolli pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Operës Ramë Lahaj

By

Pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Operës Ramë Lahaj do të jetë edhe këngëtarja kosovare që vepron në Francë, Erza Muqolli.

Kjo u bë e ditur nga festivali me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se Muqolli do të këndojë më 31 korrik nga ora 20:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Erza Muqolli, këngëtare e re nga Kosova ka treguar talent të jashtëzakonshëm që në moshë të vogël. filloi të studionte Piano dhe Këndim në Shkollën e Muzikës së Sarralbe që në moshën 7 vjeçare. Karriera e saj artistike nisi kur ajo mori vendin e 3-të në sezonin e 9-të të France’s Got Talent”.

“Ajo ka qenë anëtare e një grupi muzikor fëmijësh të quajtur Kids United, si pjesë e fushatës së UNICEF Francë. Ata kanë publikuar shumë singles dhe albume të cilët janë vlerësuar gjerësisht. Publikimet e saj solo, ndër të tjerë përfshijnë single-in e titulluar Je chanterai dhe albumin e saj titulluar Erza Muqoli”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm