Sot aktori Ernest Zymberi feston ditëlindjen.
I lindur më 31 mars të vitit 1985, sot aktori mbush plot 38 pranvera.
View this post on Instagram
Padyshim që nuk munguan urimet që në orët e para të mesnatës për aktorin, por urimi publik dhe fjalët e veçanta nga gruaja e tij Lena Rexhepi, tërhoqën vëmendjen.
“Faleminderit që solle kaq shumë lumturi në jetën time. Gëzuar ditëlindjen njeriut tim të preferuar,”! ishin fjalët që Lena zgjodhi për Ernestin.
Çifti Ernest -Lena, janë prindër të dy fëmijëve, të vajzës Mara dhe djalit Rron.
Shumë urime! /Prive.al