Ermal Mamaqi pak javë më parë u përfshi në një aksident komunikacioni në hyrje të rrethrotullimit në Ferizaj por fatmirësisht duke mos pësuar lëndime të rënda.
E pos lajmit të aksidentit xhiro nëpër portale bëri më pas edhe një ‘përballje’ kontradiktore mes humoristit dhe Policisë së Kosovës.
I pari akuzonte për mungesë sinjalistike teksa forcat e rendit demantonin fjalët e Mamaqit duke e akuzuar për mos përshtatje të shpejtësisë.
Por, me veprimin e fundit duket se është vërtetuar se i fundit ka pasur të drejtë.
Ermali i është rikthyer vendit të aksidentit ku tashmë sinjalistika nuk mungon dhe gjasat për aksidente janë më të vogla.