Ermali humbet peshë?!

By

Karrierën e nisi me hitet e dikurshme në periudhën 2004-2005 si një djalë shumë i ri që këtë e reflektonte edhe në fizikin e tij që kishte disa kilogramë më pak se normalja.

Por me vitet që kaluan, këngëtari Ermal Fejzullahu shtoi pak peshë duke bërë që publiku të mësohet me një imazh të ri.

Megjithatë, postimet e fundit kanë befasuar ndjekësit në rrjete sociale të cilëve u ka rënë në sy një Ermal më ndryshe.

I veshur pak më ngushtë se zakonisht, këngëtari i shumë hiteve ka spikatur me linja trupore më të formësuara.

Ermali ka kohë që mundohet të bëj aktivitetin fizik pjesë të përditshmërisë së tij dhe duket që rezultatet e para tashmë kanë arritur të duken. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm