Ermal Mamaqi, provon veten në rolin e ‘Msitit’ së fundmi!

By

Prezantuesi e këngëtari i njohur, Ermal Mamaqi, në profilin e tij në Instagram shpeshherë di të publikojë llojlloj postimi.

Së fundmi ajo që ka ndezur komentuesit e tij ka qenë një fotografi ku shfaqte dy djem shqiptar për të cilët po kërkonte nuse.

Duket se përpos organizimit të eventeve artisti tashmë synon të zgjerohet edhe këtë ‘profesion’ i cili për hirë të vërtetës nuk është se nuk po i shkon.

Të qeshurat pa fund, natyrisht nuk munguan në postimin në fjalë pasi gjithçka që Ermali pati si qëllim edhe këtë herë ishte humori. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm