Ermal Mamaqi mund të rikthehet në Top?

By

Ermal Mamaqi fare lehtë mund të rikthehet në Top Channel.

Burime të portalit ‘Indeksonline’ kanë bërë të ditur se bartja e ‘Xing me Ermalin’ në ekranin ku humoristi nisi karrierën mund të ndodhë nga sezoni i ri televiziv.

Kjo për faktin sepse me gjasë, Mamaqit nuk do t’i rinovohet kontrata tre vjeçare e cila skadon me përfundimin e këtij sezoni televiziv.

Një lëvizje e tillë do të ishte zhvillim befasues sepse jemi mësuar që viteve të fundit, shumë të lënë Top-in për Klanin mirëpo rrallë të ndodhë anasjelltas.

Megjithatë, burime të Prive.al qysh verën e kaluar kanë bërë të ditura pakënaqësitë e Ermalit me televizionin Klan. Atij iu spostua orari i emisionit dhe vëmendjen më të madhe e morën miqtë e tij të dikurshëm me ‘Duplex’. Humoristi ishte parë në shoqëri të Ben Blushit, Drejtor i TCH dhe muajve të fundit çdo herë e më shumë është shfaqur në Top Channel duke promovuar veten dhe punët në karrierë.

Ermal Mamaqi po ‘rrëshqet’ drejt Top Channel?

Ermalin e pamë në program të mëngjesit, tek ‘E diell’ e madje edhe në ‘Portokalli’ ku u rikthye për një skeq duke habitur të gjithë për çtendosjen e raporteve.

Mbetet të shihet se a do të konkretizohet kontrata e re me Topin, i cili në vazhdimësi është përfolur së dy-tre vitet e fundit për paqëndrueshmëri financiare dhe organizative. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm