Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (FOTO)

By

Këtë të shtunë nikoqiri më qesharak shqiptar, për mysafire do e ketë këngëtaren Bleona Qerreti.

E Ermal Mamaqi si Ermali, s’do e lëshojë as Bleonën pa i bërë ndonjë truk.

Siç bën thuajse gjithnjë me mysafirët që fton në studio në “Xing me Ermalin”, edhe kësaj here këtu do luhet ndonjë lojë.

Ajo që mund të parashikojmë është se Ermali është shndërruar në një kamerier që do i shërbejë Bleonës.

Kurse Bleona njihet për një grua të zorshme e me teka, e kushedi sa e ka maltretuar Ermalin kësaj here.

Kjo shihet edhe në një fotografi që Bleona ka publikuar në Instagram, ku fytyra e e Ermalit tregon dhimbje. I shkreti ti ore djalë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm