Britney Spears dështon në përpjekjen e saj në gjykatë

By

Këngëtarja Britney Spears, ka qenë nën konservatorin e babait të saj që nga viti 2008.

Javën e kaluar këngëtarja tha në një gjykatë në Los Angeles se donte që ajo të ishte e lirë nga babai i saj.

Spears tha se ndihej e skllavëruar, e bllokuar dhe donte që jeta e saj të kthehej në normalitet, por të mërkurën gazeta amerikane TMZ njoftoi se gjyqtarja e ka refuzuar kërkesën e saj.

Gjykatësja Brenda Penny vendosi që kushtet e tanishme të konservatoritetit të mbeten, asnjë detaj i mëtejshëm mbi arsyet pas vendimit të saj nuk janë ndarë.

Avokati i Spears pritet të paraqesë një kërkesë të re që ajo të lirohet, babai i Spears Jamie paguhet 16,000 dollarë në muaj për të menaxhuar pasurinë e saj prej 60 milion dollarësh.

Më 23 qershor këngëtarja 39-vjeçare, bëri bujë në të gjithë botën me kërkesën e saj për të rifilluar kontrollin e financave dhe jetës së saj, pas 13 vitesh nën një konservator, i cili i dha babait të saj kontrollin e çështjeve financiare dhe jetës së përditshme të Spears.

Detaje të mëtejshme se pse ajo e bëri atë vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.

Detajet pse babai i saj po e bën këtë, ende janë të paqarta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm