Ermal Fejzullahu ka ditëlindjen, urimi i fëmijëve është i jashtëzakonshëm (VIDEO)

By

Lëre që janë treguar kreativë, po edhe shumë të zotë në performancë.

Urimi i ditëlindjes për Ermal Fejzullahun, i ka tejkaluar pritshmëritë e tij, ngase fëmijët me të vërtetë e kanë befasuar.

Këngëtari i famshëm ka mbushur 29 vjet, dhe për këtë ditëlindje ka marrë urimin më të bukur që një baba mund të donte.

Tre fëmijët e tij, Arti, Buna dhe Era, ishin mbledhur pranë pianos dhe po i këndonin atij në shqip këngën e famshme të ditëlindjeve, ‘Shumë urime për ty’.

Kurse Ermali, derisa e ka shijuar këtë performancë të lezetshme, gjatë së cilës Buna, vajza e madhe po luante në piano, e ka xhiruar, e më pas, videon e ka publikuar në Instagram.

“Urimi më i mirë i mundshëm. Ju ka babi jetë”, ka shkruar Ermali. /Prive.al

Urimi ma i miri i mundshem ju ka babi jetë #birthdayboy

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Artikuj të ngjashëm