Nga Prishtina, performancë në sytë e dy miliardë njerëzve!
Kjo është e madhja Era Istrefi që ka shkruar historinë pak caste më parë kur performoi në hapjen e finales së Kupës së Botës, zhvilluar në Rusi.
Çika e Prishtinës shkëlqeu në Moskë teksa çdo gjë ishte menduar deri në detaje.
Nga performanca e deri tek veshja, Era vulosi faktin që është një yll i përmasave globale.
Ne s’mund të ishim më krenarë se kaq! /Prive.al