Era Istrefi po qëndron sërish në Prishtinë.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, bëri me dije se erdhi në Kosovë për të vazhduar xhirimet e këngës me motrën e saj, Norën.
Ajo hyri në Instagram për t’i bërë disa video me anë të cilave njoftoi se sot do të xhirohet pjesa e mbetur dhe siguroi fansat e saj se projekti i ri do t’ju pëlqej shumë.
Nuk ka akoma datë të caktuar për publikimin e këtij dueti, megjithatë është e sigurtë që do të dalë shumë shpejtë./Prive.al