Era përfundon në spital: Pëson një lëndim serioz (FOTO)

By

Periudhën e dimrit këngëtarja Era Istrefi fillimisht u duk se po e përjetonte mjaft mirë por sot del të jetë krejtësisht e kundërta.

Ajo prej disa ditësh po qëndronte në Brezovicë ku po shijonte mrekullitë e atijë vendi teksa po gjente inspirim edhe për projekte të reja.

E përpos shumë kënaqësive që përjetoi këto ditë Era hasi edhe në një aksident nga ku duket se e ka thyer këmbën e saj.

Lajmin e bëri të ditur vetë Era përmes profilit të saj në Instagram ku njëherit porositi të gjithë që të kenë kujdesë në këto kohë jo të përshtatshme.

I urojmë shërim sa më të shpejtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm