Me 4 korrik, Era Istrefi festoi ditëlindjen e saj të 26-të. Ajo ishte larg familjes mirëpo festa me shoqëri që në orët e para të natës nuk mungoi.
Ama të gjithë e dimë se nuk ka si shtëpia – dhe kur Era u kthye në shtëpi, gjeti një festë të madhe për nder të saj.
Një vend i dekoruar shumë bukur, një tortë për vajzën e ditëlindjes dhe mbesa e saj Rene që ishte tejet e emocionuar për ditëlindjen e tezes.
Aq e gëzuar ishte sa i fryu qirinjtë e tortës me tezen e saj, e më pas edhe i dha një not në pishinën e shtëpisë.
Festës më pas iu bashkun Alaudin Hamiti dhe Valdrin Sahiti. /Prive.al