E veçantë, energjike dhe shumë më ndryshe na ajo që publiku ishte mësuar të shohë, ajo është këngëtarja që doli jashtë rrugëve të Prishtinës e Kosovës me talentin e saj.
Era Istrefi, ngjiti disa skena në Europë, lidhi kontratë me Sony Ultra ndërsa tani më shumë po rri me punë në Shtetet e Bashkuara se në Kosovë.
Gjatë ditës së djeshme këngëtarja ka performuar në New York, në një festival transversitësh, Bushwig, e po ashtu edhe nga kompania kozmetike Sinful Colours, fytyrë e së cilës është edhe Era Istrefi.
Ditë më parë ajo prezantoi kampanjën zyrtare të llakave për thonj që kjo kompani prodhon, ndërsa tani edhe ka performuar në një mbrëmje që është organizuar nga kjo kompani. /Prive.al