Era Istrefi ka rikujtuar performancën e saj në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror që u mbajt dje në Moskë të Rusiës.
Këngëtarja tashmë e famshme edhe në botë, e ka quajtur të dielën si një prej ditëve më të bukura në jetën e saj.
Era e pushtoi skenën e përgatitur në Luzhniki Stadium në finalen e ‘Rusia 2018’ pak para fillimit të ndeshjes së Francës dhe Kroacisë.
“Paraqitje e shkurtër e performancës së djeshme. Një prej ditëve më të bukura në jetën time”, ka shkruar Era duke shtuar edhe një kolazh në me fotografi e video në Instagram./Prive.al