Sytë e publikut janë ‘trajnuar’ ta shohin këngëtaren Era Istrefi gjithnjë me flokë të verdha. Që nga fillimi i karrierës muzikore ajo ishte pamja e këngëtares, që arriti goxha larg me muzikën e saj.
Ndërsa tash Era ka vendosur të ndërrojë pamje.
Në një imazh që ajo ka publikuar në rrjete sociale, paraqitet me flokë të zeza dhe që e bëjnë pamjen e saj më të egër, duke i theksuar më shumë elementin e rebelit që e ka brenda vetes.
Kjo mund të jetë një ‘look’ që Era ka vendosur ta bëjë për klipin e saj të ri, të cilin e ka paralajmëruar duke thënë se do jetë gati më shpejt se sa që presim. /Prive.al