Era habitet me çka po ndodhë! Kërkon sqarimin e fansave

By

Super ylli shqiptar Era Istrefi, pak minuta më parë ka publikuar një fotografi në Instagram përmes së cilës e habitur nga një çështje kërkoi sqarim nga fansat.

Bëhet fjalë për llogaritë e shumta të hapura në Instagram nga fansat e saj të cilat ajo kohë më parë i kishte emëruar si ‘Nicera’.

Ajo ka vërejtur se shumë prej këtyre llogarive janë mbyllur tashmë duke rënë në masë të madhe numri i mbështetësve të zjarrtë të saj.

E duket se i gjithë ky problem po ndodh nga dashakeqët e këngëtares të cilët po bëjnë ç’mos që mbështetësit e saj të zjarrtë t’i lënë në hije, të paktën në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm