Era elegante si asnjëherë më parë!

By

Era Istrefi, siç edhe iu kemi njoftuar, ka tash e disa ditë që po qëndron në Londër atje ku iu është përvishur punëve në projektet e reja, tashmë si artiste ndërkombëtare.

Kohën në Londër, pos punëve në studio, fenomeni muzikor po e shijon edhe në forma të tjera.

Mbrëmjet, kryesisht janë të rezervuara për dalje në kryeqendrën britanike nën shoqërinë e motrës që jeton atje, Nitës.

E duket se fryma britanike e ka inspiruar paksa edhe në eksperimente e ndryshime në dukjen e saj.

Në një prej imazheve të postuara, Era shihet shuuumë elegante e veshur në dy ngjyra, bardh e zi.

Një imazh i tillë që reflekton hijen e një dive botërore, definitivisht një zgjedhje e pikasur drejtë në pikën e duhur. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm