Si qindra e mijëra shqiptarë të përfshirë në situatën kaotike për të ndihmuar, edhe Eni Koci bashke me Genc Prelvukaj janë aktivizuar për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.
Madje Genci ka hapur dyert e shtëpisë së tij në Mal të Zi për të strehuar ata që kanë nevojë.
Mirëpo ka një gjë e cila duket t’i ketë rënë në sy këngëtares teksa me anë të një postimi në llogarin e saj në Instagram, ajo kritikon personazhe të njohur të Instagrami që nuk denjojnë të reklamojnë jetën e tyre luksoze e që në këto kohë nuk dhanë ndihmën e tyre.
:Një gjë nuk po e kuptoj… Ku mbetën gjithë ato personazhe të njohura në Instagram që reklamojnë jetë luksoze apo gjithë ato biznese të mëdha… Ku mbetën në këto ditë që vërtetë populli ka nevojë? Dini gjë? Të dimë në rast se ata kanë nevojë për ne, ti ndihmojmë ne ata.” – ka shkruar ajo.
Kujtojmë se numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri është rritur në 41 persona teksa numri i të plagosurve tejkalon 700. /Prive.al