Eni Koçi ka rezervuar surpriza!

By

Pak javë më parë me bashkëpunimin me motrën Gretën dhe reperin Gold AG, Eni Koçi u rikthye në skenë pas një pauze disa mujore.

E duket se suksesi i ”Me mu”’ ishte një ogur i mirë që këngëtarja të mos i ndalë punët në rrafshin muzikor.

Për pak ditë, do të publikohet kënga e re e titulluar ”Si dikur” ndërsa në plane janë edhe projekte të tjera.

Nuk dihet nëse ”Si dikur” do e sjellë Enin solo apo në bashkëpunim por ajo definitivisht meriton të komplimentohet për një koordinim të shkëlqyer të punëve duke u dëshmuar e zonja edhe në karrierë por edhe në shkollim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm