Eni Koçi feston 22 vjetorin e lindjes, në befasinë e miqve mungon Genc Prelvukaj

By

Këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi, në mesnatë ka shënuar ditëlindjen e saj të 22-të.

Përvjetori i lindjes së këngëtares bukuroshe, nuk ka shkuar pa një befasi nga motra e miqtë e saj, që kanë trokitur në derën e Enit që në mesnatë.

Këngëtarja është surprizuar me tortë, lule e dhurata e sigurisht edhe me urimet e së motrës Greta Koçit.

Por në fotografitë e bukura të ditëlindjes dikush po mungon!

Është reperi Genc Prelvukaj, i përfolur për lidhjen me Enin ai që nuk shihet në asnjë moment prezent, qoftë me ndonjë urim.

Prive ka zbuluar lidhjen e tyre gjatë vitit të kaluar, por as njëri e as tjetri s’kanë qenë të gatshëm ta konfirmojnë romancën e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm