Eneda Tarifa triumfon në Festivalin e Këngës

By

Eneda Tarifa ka fituar Festivalin e 54-t të Këngës në RTSH mes 18 këngëve konkurente në finale.

Kënga ”Përrallë” me orkestrim të Shpëtim Saraqit e tekst dhe kompozim të Olsa Toqit do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision që këtë vit mbahet në Suedi.

Ndryshe, emri i Enedës përflitej si favorite megjithëse është kritikuar shkaku i miqësisë me Elton Dedën, drejtorin artistik të Festivalit.

Flaka Krelani që garonte fort për vendin e parë, u rangua e treta me këngën ”S”je për mu”, kurse Aslaidoni zuri vendin e dytë sipas vendimit të jurisë.

Juria përbëhej nga Ilirian Zhupa (poet), Piro Çako (kantautor), Helidon Haliti (piktor), Françesk Radi (këngëtar), Olta Boka (këngëtare), Jehona Sopi (këngëtare) dhe Alban Nimani (vokalist i grupit “Asgjë Sikur Dielli”).

Mbetet të shihet se si do pritet ky krijim muzikor në festivalin më të madh të këngës – Eurovision. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm