Eneda Tarifa rikthehet në festivalin e RTSH, a do ta fitojë?

By

Sot është shpallur lista përfundimtare e këngëtarëve që janë pranuar në festivalin e fundvitit, fituesi i të cilit shkon në Eurovision. Veç emrave të përhershëm si Kozma Dushi, Voltan Prodani e Klajdi Musabelliu, mundësia për të kënduar live në një skenë festivali, ka bërë që këtë vit të marrin pjesë dhe këngëtarë të ri, të dalë nga talent-show të ndryshëm në vend. Por, ajo që të bie në sy është rikthimi në këtë kompeticion i këngëtares me zërin e veçantë e potent, Eneda Tarifa, e cila duket si një nga pretendentet për ta fituar këtë edicion të FiK (Festivali i Këngës). Ftesa për të marrë pjesë në garë ka gjasë t’i jetë bërë nga drejtori i ri artistik Elton Deda, me të cilin, prezantuesja e Portokallisë njihet për afrimitetin e miqësinë që kanë. Megjithatë, deri në fund të dhjetorit ka kohë, pavarësisht se eksperienca nga vitet e shkuara ka treguar se rrallëherë ndodhin surpriza të papritura në lidhje me fituesin./Lapsi

Artikuj të ngjashëm